[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët



 

Botapress 14 Janar- Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion, pasi mot me ngrica parashihet edhe ditëve në vijim.

“Apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në apelin e PK-së, transmeton Gazeta Botapress.

Apeli i plotë i policisë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË ME NGRICA

Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica, trasnemton Botapress.info

 

Menu Title