.
×

Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët



Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sepse ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

Policia kërkon nga shoferët që të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, dhe se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

Tutje Policia e Kosovës, kërkon nga shoferët që të përdorin mjegullat e dritës, sepse kjo ndihmon të ndriçohet rruga, dhe kjo bën që edhe vetura të jetë më e dukshme për shoferët tjerë.

Gjithashtu, në vende ku ka mjegull, policia rekomandon të mos ndizen dritat me rreze të gjata.

“Ngasja e automjetit me dritat të gjata mund të reflektojë jashtë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët të iu shohin”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e KosovësKUJDES!MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT

Publiée par Kosovo Police sur Mercredi 16 octobre 2019