.
×

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale



Policia e Kosovës në zonën e Deçanit, më datë 12.10.2019 rreth orës 02:30 në fshatin Isniq të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal (pa emër dhe mbishkrim).

Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të proceduarës paraprake, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali ( pa emër pa mbishkrim ), nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ .

Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor.

Është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, M.K.(1992), pronar i lokalit pasi që është hasur duke mbajtur në mënyrë ilegale të hapur lokalin.I dyshuari arrestohet, sjellët në stacionin policor dhe pas intervistës hetimore, me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet nën masën e ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.