.
×

Policia duan që këtë muaj t’i marrin pagat sipas Ligjit të Pagave



Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të Pagave.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës tha se Sindikata e Policisë e kundërshton shfuqizimin e Ligjit për Pagat.“Pakënaqësia është në nivelin e lartë dhe nëse kërkesat tona mbesin ashtu siç dëshiron dikush, në nuk do të rrimë duarkryq”.

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht ?!”.“Ne këtë muaj duam t’i marrim pagat ashtu siç është e nënshkruar”.Tasholli nuk e anashkaloi mundësinë e futjes në greve, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim.