.
×

Policia bastis dy shtëpi për vrasjen e Rrahman Ukës



Policia e Kosovës ka bërë mbrëmë dy bastisje- një në Prishtinë e një në Podujevë- në procesin e hetimeve rreth vrasjes së djeshme të Rrahman Ukës në kafeterinë “Bon Vivant”.

Në njërën nga këto shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një revole, ndërsa në tjetrën një kallashnikov dhe 100 fishekë.

Bëhet e ditur se deri më tani policia ka marrë në pyetje 6 dëshmitarë lidhur me këtë vrasje.

KALLXO.com sjell fotografi ekskluzive nga këto bastisje në të cilat është arrestuar një person.