.
×

Policia arreston mbikëqyrësin e punimeve ku vdiq një punëtor në Prizren



Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mbikëqyrësin e punimeve të objektit në ndërtimin e të cilit po punonte punëtori prizrenas që vdiq pasi ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i objektit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në rrugën “Besim Shala” në Prizren, kur një punëtor i një kompanie ndërtimi, derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në zonën e ashensorit, kur për pasojë ka vdekur.

 

Policia në raportin e tyre 24 orësh bën të ditur se mbikëqyrësi i punimeve, i arrestuar menjëherë pas rastit, dyshohet për “rrezikim të sigurisë në vendin e punës”, shkruan Gazeta Express.

 

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar-mbikëqyrës i punimeve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.

 

“Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor i një kompanie ndërtimi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë në zonën ashensorit dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së për aksidentin.