.
×

Polici tjetër që ishte në aksionin e mbrëmshëm në Zhur, dyshohet se është verbuar



Një polic (Sami Thaçi) ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të një bombe në fshatin Zhur të Prizrenit.

Njësia Speciale e PK-së, konkretisht antidroga, zhvilloi një aksion në shtëpinë e Iran Badallit, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë.

Mirëpo, përpos vdekjes së Sami Thaçit, edhe një polic tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Indeksonline mëson se Artur Mrasori dyshohet se ka mbetur i verbuar, pasi u dërgua në QKUK. Vlen të theksohet se nga shpërthimi i mbrëmshëm i lënduar ka mbetur edhe fëmija 12- vjeçar i të dyshuarit.