.
×

Polici kosovar maltreton, lëndon dhe kërcënon mërgimtarët në Mutivodë



Një ngjarje e pazakontë duket se ka ndodhur këto ditë në kufirin mes Kosovës e Serbisë, në Mutivodë. Një polic kosovar dëgjohet duke e kërcënuar dhe lënduar me fjalë mërgimtarët në këtë pikë kufitare, shkruan Botapress.info

Kjo ngjarje ka indijuar dhe shqetësuar mjaft bashkatdhetarët tanë por edhe të gjithë nga Kosova dhe rajonet tjera të shqiptarëve, që e kanë parë këtë video, dhe kanë shprehur kritika të ashpra në drejtim të policit në fjalë.

Ndryshe sic ka njoftuar edhe Botapress, mërgimtarët poashtu po përballen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë dhe pikat tjera, ku gjatë dy ditëve të sotme raportohet se pritjet kanë qenë mbi 8 orë. /BP./

Për më shumë ne ju ftojmë të shihni videon:

VIDEO