.
×

Poezia shqipe lundron në valet e Liqenit Vänern në Lidköping të Suedisë



Sokol Demaku – Në kuadër të bashkëpunimit me shoqata kulturore këtu në Suedi, Qendra Kulturpre shqipatre ”Migjnei” me seli në qytetin Borås, është prijëse e këtyre aktivitete kulturore, letrare. Ishin prezent an¨åetar të QKSH ”Migjeni” dhe poet të mirënjohur në manifestimin muzikoro-letrar ” Lidköpings Visfestival-visor vid Vänern ” Pas përfundimt me shumë sukses të festivalit të tetë Ndërkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2019” sot anëtar të kësaj Qendre ishin mysafirë në qytetin Lidköping në birgjet e liqenit më të madhe në Skandinavi Vänern ku për një qatë me valët e ujit të këtij liqeni lundruan edhe vargjet e poezisë shqipe e cila për shumicën e auditorit e që nuk ishte aq i pakët ishte një gjuhë për të cilën dinin shumë pak dhe dis ana thanë se ta ken dëgjuar jo ndonjëhere në të folur diku. U admiruan nga fjalët shqipe të thurura për mrekulli nga mjeshtritë e penës Bahtir Latifi, Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku. Nuk e kuptojmë domethenjën e fjalëve por melodia dhe muzikaliteti i kësaj gjuhe na bëjnë poërshtypje se kemi të bëjmë me një gjuhë të lashtë dhe të mrekullueshme për veshin. I falenderojmë poetët që patën durim dhe na spjeguan domethenjën e peozive të tyre të shkruara në shqip. Është kënaqesi që poetët tanë këtu në brigjet e Vänern kanë arritur që të krijojnë miqësi me poetë shqiptar, që edhe ne të njihemi me gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare, kjo ka vlera për ne, ka vlera për qytetin tonë por edhe vendin tonë. Fjalët shqipe tani pra kan fillua edhe lundrimin në ujëratë suedeze dhe shpresojmë se në të ardhmen do të kemi edhe paraqitje të poeteve tanë për publikun suedez sepse kjo është mënyra më e mirë që përmes vargut, përmes poezisë të krijojmë ura lidhëse me vendësit të cilët siq u shprehë poeti, shkrimtari dhe publicisti hamit Gurguri kanë vlera dhe kanë bërë shumë për shqipatrët me vite. Poetët B.Latifi, H.Gurguri dhe S.Demaku lexuan edhe në gjuhën suedeze punimet e tyre në vargje për të cilat ata si shperblim muarën duartrokitjet e publikut vendës. Mendoj se një punë e tillë ka vlera dhe se edhe shoqata tjera duhet angazhuar në këtë drejtim në menyrë që secila shoqatë kulturore në mërgatë mos të merret me vet vetën por të jetë një ambasadore e kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgatë. Duhet të themi se ishte një ditë e mrekullueshme në brigjet e liqenit Vänern në qytetin Lidköping me miq kaq të mrekullueshëm, të cilët në shpirt kanë muzikën dhe letërsin, artine të shkruarit, pra poezinë. Aty lexuan punimet e tyre edhe poet suedez jo vëtëm nga Lidköping por edhe nga qytete tjera fqinje. Aty në Kendine peozisë punimet e tyre pos tre peoteve shqiptar lexuan edhe poetet suedez TK Osvald, Pär Gustav Larsson dhe Niclas Abrahamsson, ndersa në sallën e ”Röda Kvanr” publikun e argëtuan Boel Nihlman me gitar dhe me textet e saja të shkruara nga imagjinata e saj kur ishte e re, pastaj Axel Sondén me grupen e tij nga Göteborg qe la një pershtypje fantastike tek publiku që duartrokiti pa nderpre, ndërsa pas dreke u paraqiten me këngët e tyre Matilda Magnusson dhe Jimmi Ginsby.