.
×

Poezi nga Agim Gashi: Mirë se vjen Papa Françesku



I
Toka e Arbënit po e merr freskinë
Nji puthje tjeter po i vjen nga Zoti, 
Po të Shejtnon Papa Frençesku
Ma i mire me tu ba moti.

Pas Papa Palit, Shejtnisë së Tij,
Që u përkul, puthi Arbninë, 
Po na vjen Papa Frençesk
Të na Shejtnon për Ardhmëninë.

Këtë tokë sublime të lashtë të Zotit
E mbushun plot me histori, 
Jetojnë tri fe plot tolerancë
Me dashuni për ardhmëni. 

Po vjen Papa në kohë t´vështira
Jo rastësisht zgjodhi Arbninë, 
Me nji puthje të kësaj toke
Me na e përkujtue historinë.

Po vjen Papa Shejtnia e Tij,
N´tokë sublime të Skënderbeut,
Qeshni nuse e qeshni vasha,
Rreze dirite po i vijnë atdheut.

Ti dalim para, ta presim bukur,
Si shqiptari që e ka traditë,
Mysliman, ortodoks e katolik,
Mikun e Madh për me e pritë.

Mirë se vjen Papa Françesk
Mirë se vjen o ardhsh i bardhë,
Të dergon Zoti n´toka shqiptare
Me i Shejtnue për të mbarë.

Eja Ti,  na sjell Uraten,
Të Klementëve varg e vi,
Të Nanë Terezës e Papa Palit,
Me u bashku kjo tokë Arbni.

II
O i dashtun Papa Françesk
Të bi n´gjuj e të Lus si Zotin,
Na ndihmo ti ndrrojmë pushtetet
T´u vjedh atdheun na ndrruen dhe motin.

Jem´ çlirue nga anmiqët
Që me shekuj na kanë robnue, 
N´pushtet tash erdhën Karaxhozat
Çdo gja t´shqipes t´u e shkatrrue.

Vrajnë e vjedhin, shesin atdhuen,
Na e moren bukën buzgoje,
Kësi pisa e kësi tradhtar
Nuk kanë pas kurr këto troje.

Kno Uraten o Papë Françesku
Kno Uraten për dashuni,
Për tolerancë në mes të popujve
Si në botë ashtu n´Shqipni.

III
Për Shqipninë vjen ditë e madhe
Vjen e dielja me plot dritë,
Dilni nuse, pleq e plaka
Papë Françeskun me e pritë.

Dilni gra, vasha e burra,
Të tri fetë plot dashuni,
Se Papë Françesku nga Vatikani
I jep Uratë Nanës Arbni.

Lutja e mbramë i dashur Papë
Ta ban populli e fmija n´djep,
Unë t´përkulem përgjithmonë
Të ma pranoni Kosovën shtet.

19.09.14
Düren