.
×

Podujeva zgjodhi sportistët e vitit 2014  



Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka zgjedh sportistët më të mirë të vitit 2014. Epiteti i sportistit të vitit në Podujevë i takoi Hamdi Namani nga Klubi i Futbollit “Llapi”.

 

Në një ceremoni solemne Komuna e Podujevës ka shpallur sportistët më të dalluar të vitit 2014.

Juria profesionale e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) e ka shpallur sportist të vitit 2014 futbollistin Hamdi Namani nga Klubi i Futbollit “Llapi”. Në vendin e dytë u rangua atletja Rita Hajdini nga Klubi i Atletikës “Llapi”, kurse në vendin e tretë  hendbollisti Skelzen Fusha nga Klubi i Hendbollit “Llapi”.

Trajneri më i mirë i vitit u shpall Lumbardh Shala nga Klubi i Atletikës “Llapi”

Epiteti i klubit më të mirë i takoi Klubit të Atletikës “Llapi”.

DKRS me mirënjohje nderoi  edhe punëtorin më të mirë sportiv Kadri Idrizi “Shoqata e Arsimtarëve Sportiv”, kurse donator i vitit u shpall Nexhat Dumnica nga KF “Llapi”

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Kulturë Rini dhe Sport, z. Agron Gërguri, i uroi të gjithë sportistët e shpërblyer dhe falënderoi për prezencën të gjithë sportistët dhe punëtorët sportivë llapjanë.  Ai shprehu zotimin e DKRS dhe të Komunës së Podujevës, për rritje të vazhdueshme të përkrahjes për sportistët llapjan.

Të shpërblyerit dhe punëtorët sportivë në Llap falënderuan Komunën e Podujevës për mbështetjen e vazhdueshme, përkundër mundësive të vogla që ka kjo Komunë.