[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Podujeva kërkon nga qytetarët që të mos hapin të pame në raste vdekjesh



Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hapin të pame në raste të vdekjeve të familjarëve, pasi rrezikohet që të përhapet më tepër COVID-19.

Sot në këtë qytet do të varroset 80-vjecari, i cili vdiq dje pas infektimit me koronavirus. Shtabi Emergjent ka apeluar që varrimi të kryhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve dhe të afërmve, duke respektuar masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjithashtu, kërkohet nga qytetarët që krahas kryerjes së ceremonive mortore nga rrethi familjar, të mos organizojnë pritje-të pame në rastet e vdekjes së familjarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Menu Title