.
×

Po vjen koha e qytetarisë aktive



Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku ka deklaruar se edhe pse pak me vonesë, në Kosovë është duke ardhur koha e qytetarisë aktive.

Ai ka thënë se protestat do të bëhen përditshmëri në vendin tonë.

“Protestat kam thënë se do të bëhen përditshmëri, edhe për faktin se pritjet e qytetarëve po shihet sheshazi se janë në shpërpushje me realizimin e premtimeve të qytetarëve”, është shprehur Maloku për “Epokën e re”.

Sipas tij, Kosovën nuk e destabilizojnë protestat paqësore, por krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia, varfëria, migrimi pa kontroll, skandalet dhe mosmenaxhimi adekuat i institucioneve publike.

Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit urgjentisht të hartojnë plane afatshkurtra sociale dhe të përkujdesen që gjiganti “Trepça” të mos privatizohet dhe të mos ndahet me Serbinë.