.
×

Po vazhdon takimi Mustafa- Kurti! A u arritë marrëveshja?



Ka kaluar më shumë se një orë prej kur ka nisur takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, dhe ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndonjë marrëveshje eventuale, raporton Gazeta Blic.T

akimi ende është duke vazhduar në zyrat e Kuvendit të Kosovës.Në anën tjetër, Gazeta Blic merr vesh se nesër paradite do të mblidhet kryesia e LDK-së, ku temë doskutimi do të jetë procesi i deritashëm negociator ndërmjet dy partive.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosoëvs, aty ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion.Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin.