.
×

Po plaçkiste një market, hajni lë në gjysmë “punën” për t’i shpëtuar fëmijët nga vetura



Policia sllovake ka publikuar një video të një aksidenti që ka mundur të përfundojë me fatalitet për dy këmbësorë në një rrugë në Bratislavë.

Fjala është për videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si dy fëmijë derisa po ecnin në vija të bardha për pak sa nuk shtypen nga një veturë.Megjithatë në ato momente kritike aty u shfaq një burrë që i rrëmbeu me forcë dhe i largoi, pasi që po të goditeshin sigurisht se edhe do ta pësonin me jetë.

Por, gjithçka do të ishte në rregull nëse ky burrë që i shpëtoi nuk do të kishte kryer një plaçkitje në një market në disa sekonda më herët.Në fakt ai ka hequr dorë nga “misioni” i tij për të shpëtuar fëmijët transmeton telegrafi. Megjithatë vogëlushët kanë shpëtuar më lëndime të lehta trupore, kurse plaçkitësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

VIDEO