[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Po pastronte garazhin, prishtinasi gjen katër granata brenda



 

Disa granata janë gjetur në garazhin e një shtëpie në Prishtinë pasditen e sotme. Rasti ka ndodhur në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë, ku janë gjetur katër granata. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën Thimi Mitko në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritur që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata). Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka deklaruar Ahmeti.

Express mëson se granatat i ka gjetur vetëpronari i garazhit, i cili ka derisa ishte duke pastruar, ka hasur mjetet e dyshimta shpërthyese dhe ka lajmëruar policinë.

Menu Title