.
×

‘Po kaloj momente të rënda’, Diellza flet për herë të parë pas lindjes së vajzës



Një muaj më parë, ish-missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Helena.

Herë pas here, Diellza ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto të së bijës, ndërsa së fundmi ka rrëfyer momentin e vështirë që po kalon pas ardhjes në jetë të së bijës.

“Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momente më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua të bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time, aspak e lehtë netët pa gjumë e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një super- energji.”- ka rrëfyer Diellza për “Telegrafin”

“Në përgjithësi ka qenë një periudhë jo e rëndë sikurse që kanë shumë gra, me të njëjtin ritëm kam vazhduar të punoj të udhëtoj të bëj sport të lehtë, herë pas herë kam pasur mundime por që i kam tejkaluar. Momenti i veçantë është kur e kam parë fytyrën e Helenës në ultrazë, ishte diçka e mrekullueshme, thjesht mrekullia e Zotit.”- ka treguar ajo.