.
×

PNDSH: Përkrah Isa Mustafen për kryeministër



Partia Nacionale Demokratike Shiptare i ka përcjellur me shqetësim të shtuar zhvillimet e fundit politike rreth pamundësisë së konstituimit të institucioneve të Kosovës. Si parti, ne kemi qenë shumë të interesuar që duke qenë se dolëm në zgjedhjet e fundit të bashkuar me LDK-n ne kemi përkrahur pa rerzervë bllookun VLAN me të vetmin qëllim që ta ndalojmë dhe largojmë një të keqe të madhe të shtresuar tash sa vitë nga një qeverisje jo efikase dhe regresive. Të nisur nga logjika pragmatike të cilën e impononim rrethanat e krijuara ne kemi përkrahur propozimet e VLAN-it për postet e rëndësishme në nivel vendi me shpresën se ndryshimet për të mirë mund të bëhen.

PNDSh konsideron se baza mbi të cilën është kompozuar marrëveshja e VLAN-it ka ndryushuar prandaj një marrëveshje e re determinuar nga rrethanat e reja, imponohet si e domosdoshme. Për rrjedhojë ne përkrahim koalicionin LDK – PDK dhe z. Isa Mustafa si Kryeministër të këtij koalicioni, sepse konsiderojmë se kështu do të reduktohet shumë vazhdimi i keqqeverisjes por çka është shumë e rëndësishme do të hapen mundësi të reja për të bërë ndryshime substanciale për një qeverisje kualitative në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe në të mirë të interesave tona përgjithësisht.