.
×

Plani i policisë dhe i doganës për tollovitë në trafik me ardhjen e mërgimtarëve!



Botapress 3 Korrik – Ardhja e mërgimtarëve nga diaspora dhe temperaturat tepër të larta gjatë sezonit të verës bëhen shkas për aksidente të shumta gjatë këtij sezoni.Për këtë shkak Polica e Kosovës ka ndërmarrë masat paraprake për minimizimin e këtyre problemeve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se kanë përgatitur një plan të veçantë operativ për garantimin e sigurisë gjatë kësaj periudhe.“Siç e dini në sezon të verës vendin tonë e karakterizojnë aktivitete te veçanta, Kosova ka një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë ne shtetet e ndryshme anë e këndë botës dhe shumë prej tyre destinacion kanë atdheun, prandaj edhe nëpër pika kufitare kemi fluks në rritje sit ë njerëzve dhe automjeteve.

Qarkullim intensiv ka edhe nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë për shkak të shfrytëzimit të bregdetit shqiptar për pushime.Prandaj ne si institucion përgjegjës i garantimit të sigurisë dhe lëvizjes së lirë kemi paraparë masa dhe aktivitete shtesë duke përgatitur plan të veçantë operativ të cilin e kemi quajtur “Sezoni veror 2019” plan  i cili ka për qëllim: garantimin i sigurisë së përgjithshme, menaxhimin e pikë kalimeve kufitare (për efikasitet dhe qarkullim të lehtësuar dhe pa pengesa), si dhe menaxhimin dhe kontrolli i trafikut rrugor ( numri i automjeteve vlerësohet të jetë në rritje, dendësi në trafik, nevoja për parkingje, nevoja për rregull dhe respektim të ligjit në trafik për të shmangur tollovitë, përdorimi i alkoolit etj”, ka thënë Hoxha.

Edhe nga dogana e Kosovës kanë marrë masat paraprake në nisje të sezonit të verës për të pasur lehtësira në pikat doganore dhe qarkullim të shpejtë.

Zëdhënësi i doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë për Gazeta Blic se tashmë kanë filluar prej datës 15 qershor të shtojnë numrin e oficerëve nëpër pikat kufitare për të lehtësuar qarkullimin e bashkatdhetarëve si në hyrje ashtu edhe në dalje.

“Jo domosdoshmërish çdo vit ka fluks të njëjtë, ka vite që ka fluks shumë të madh por ka vite që kalimi është normal, por duhet të kemi parasysh që kur ka fluks të madh krijohet tollovi në kufi përkundër vullnetit tonë që pritjet të jenë minimale.

Ju kisha ftesë bashkatdhetarëve që të orientohen në ueb faqen e Ministrisë së punëve të Brendshme ku shihet koha e qarkullimit nëpër pikat kufitare dhe në bazë të asaj dhe të planifikojnë udhëtimin e tyre”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka treguar një sërë shkaqesh që qojnë deri tek aksidentet me fatalitet gjatë stinës së verës.“Me ngritjen e temperaturave mbi 22 gradë celsius drejtuesit e automjeteve gradualisht i humbin aftësitë e tyre fizike dhe mendore ku në ketë rast vjen deri te zgjatja e kohës se reagimit dhe marrja e veprimeve në automjet ne mënyrë instiktive në kundërshtim me veprimet e sigurisë rrugore.

Derisa ndryshimet e kushteve atmosferike, këtu do te përmendim shiun e pare i cili ne kontakt me sipërfaqen e rrugës krijon kontakt minimal ne mes te rrotës se automjetit dhe sipërfaqes se sipërme të automjetit dhe në këtë situatë drejtuesi i automjetit nuk është i përgatitur ta drejtoj automjetin ne kushte te tilla prandaj edhe rreziku nga aksidentet është shumë i madhe.

Ndërsa sa i përket elementeve tjera është shpejtësia, lodhja, alkooli.Te faktori rruge deformimi i rrugës, mungesa e sinjalizimit dhe tek faktori automjet sistemi i frenimit, sistemi i ndreqimit etj.Janë elemente te përhershme të cilat së bashku me elemente sezonale te sigurisë sjellin edhe aksidente me fatalitet”, u shpreh DedajStina e verës çdo vit sjell problematika për shkak të qarkullimit të madh të automjeteve dhe temperaturave të larta./Gazeta Blic/