.
×

Plaku nga Tetova: Kam dëgju se Lazim Destani do luaj me Millanin!



Kurtish Ejupi është 85 vjeç, por krahas hallit të moshës ai ka dëshirë të përzihet në politikë, por edhe në sport!

 

Sa herë që e takojmë ai thotë:

 

-Ej, moti nuk më ke bë “intervju”!

 

Dhe ne nuk ja prishim, meqë është në moshë, por edhe pse bisedat i ka mirë të kripura!

 

Gazetari-Hë, për çka do folim sot!

 

Plaku-Sot do folim për Lazim Destanin ene për Millanin!

 

Gazetari-Axhë, po si ta kesh qejfin, por nuk e njeh këtë punë.Nuk  ke qenë sportist!

 

Plaku- Nuk ka lidhje, a kam qenë a skam qenë, shkruj ti!

 

Gazetari-Po mirë, kush është Qatip Osmani?

 

Plaku-Qatipi është ai që punon te Kryqi Kuq!

 

Gazetari-Axhë, nuk është ashtu, nuk e ke qëllu!

 

Plaku-Qatipi, a është ai që e mban kokën teposhtë dhe jep gola!

 

Gazetari-Po, ai është!

 

Gazetari-A e njeh Lazim Destanin?

 

Plaku-Tej a lujsh me mu!Ene ni coll e di këtë!

 

Gazetari-Po thuaje, kush është nëse e din!

 

Plaku-Lazim Destani është krietar që va mban me bukë shpirtin shiptarëve! Ai tash, do thanë, do luje fudball me Millanin!Amë e ka shumë zamet, tootem po hupën!Xhumi nuk më ze po hupën Lazim Destani pi Millanit!

 

Gazetari-Po si thua, çka do të ndodh?

 

Plaku-Me axhën nuk i dihet kësaj pune!Lazimi ka pare, ama topi osht i rrumbullakët, rrakllehet!-intervistoi MAQEDONIASHQIPTARE.COM