.
×

Plagosje me thikë mes të rinjve



Ditën e sotme sherret mes të rinjve nuk ndalin.

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar. Ngjarja është shënuar në afërsi të shkollës “Ali Demi” në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se i plagosuri me iniciale N.A. është transportuar drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhur mjekësor, por ndodhet jashtë rrezikut pët jetën. Ndërsa, efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë arrestuar dhe autorin e ngjarjes Adrian Revsajn.

Ndërkohë, mesditën e sotme një tjetër sherr masiv është shënuar në kryeqytet ku janë përfshirë disa nxënës të gjimnazit “Aleks Buda”, por fatmirësisht nga incidenti i ndodhur në oborrin e këtij gjimnazi nuk pati të lënduar./shekulli/