.
×

Plagoset një person në veri të Mitrovicës



Një person është plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut.

Ai tha se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke  marrë ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Sonte rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri, një person rreth moshës 23 vjeçare” “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihen arsyet e sulmit”, tha Hoti