.
×

Pjesëtari i FSK-së i reagon Sellmës për komentin që ia bëri vajzës së Arkanit!



Komenti i Sellmës në fotografinë e vajzës së Arkanit ka ngjallur reagime të shumta në publik, shkruan GazetaBlic.Ishin të shumta komentet që i kujtonin grimeres se çfarë kishte bërë Arkani vite më parë.

E nuk vonoi shumë erdhi edhe reagimi i Sellmës përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo u “shfajësua” duke thënë se nuk e dinte kush ishte ajo, dhe se faqen e saj nuk e mban vetëm ajo, por edhe të tjerë!E në mesin e shumë njerëzve, ka reaguar edhe Asim Gashi, pjesëtar i FSK-së i cili i drejtohet Sellmës se duhet t’i shoh ato çfarë Arkani ka bërë dikur.Madje ai vazhdon duke thënë se më mirë do ishte të bënte një vizitë në kompleksin “Adem Jashari”, se sa atë koment që ka bërë./GazetaBlic