.
×

Pique: Messi, CR7 dhe Drogba, më të mirët



Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se Didier Drogba, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre lojtarët më të mirë me të cilët ai është përballur.

Pique po bëhet gati për paraqitjen e tij të 300-të për Barcelonën dhe në vigjilje të këtij jubileu personal ai ka folur edhe për ata se kush janë më të mirët me të cilët ai është përballur.

“Unë jam rritur në akademinë e Barcës, kam ëndërruar të luaj për ekipin e parë dhe a e dini sa kënaqësi është që të vesh fanellën për herë të 300-të”.

“Shumë njerëz kanë qenë me fat për t’u kënaqur me një arritje të tillë. Dhe të gjithë titujt e fituar janë të veçantë”.

“Edhe Barca edhe unë kemi pasur fatin që të kemi një epokë të artë, duke luajtur me lojtarë të mëdhenj në gara të mëdha”.

“Ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj me të cilët jam përballur, por Drogba, Ronaldo dhe Messi çdo ditë në stërvitje – këta janë më të mirët”, u shpreh Pique.