.
×

Pique e konfirmon pensionimin nga Kombëtarja e Spanjës



Gerard Piqué, kapiteni i tretë i Barcelonës i befasoi të gjithë në konferencën për shtyp një ditë para Superkupës së Spanjës, duke deklaruar se tërhiqet nga kombëtarja.

“Kam folur me Luis Enriquen një apo dy javë më parë. Më telefonoi dhe unë e njoftova për vendimin që kisha marrë dhe që e kisha menduar prej ca kohësh.

Ka qenë një etapë shumë e bukur, për të cilën unë jam shumë i lumtur, por tani dua të përqendrohem vetëm te Barcelona. Kam për të luajtur edhe disa vite te Barça dhe dëshiroj të jap më të mirën.”Pique gjatë komunikimit me gazetarët hodhi poshtë çdo mundësi që ky vendim të kthehej. /SS/