Sot, 26 shkurt 2017, në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë filloi kampionati ekipor i supërligës së Kosovës për vitin 2017.
Fillimi i garave ekipore të superligës u karakterizuan me rivalitet të madh ndërmjet klubeve të cilat dëshironin të kenë fillim sa më të mirë. Edhe pse tri klubet liderë shënuan fitore, konkurrentet e tyre treguan përkushtim që deri në përfundim të ndeshjeve fitorja nuk ishte e sigurt. Shumë klube në radhët e tyre kishin angazhuar lojtarët më të rinj të cilët e arsyetuan besimin e dhënë.
Në xhiron e parë patëm shumë ndeshje interesante, por derbi i kësaj xhiroje ishte pa dyshim ndeshja ndërmjet Shkollës dhe Prizrenit, ndeshje që deri në fund kishte shumë ndryshime në rezultat për të përfunduar pas 4 orësh me rezultat të ngushtë 4:3 në të mirë Shkollës. Për ta bërë edhe më atraktive këtë ndeshje është edhe fakti se ndeshja e fundit ndërmjet Leart Beqirit dhe Veton Gotës në të pesë setet përfundoi me rezultat 11:9.
Edhe në xhiron e dytë të gjitha ndeshjet ishin shumë interesante duke premtuar se sivjet ‘lufta’ për vendin e parë dhe për mbijetesë do të jetë shumë e shprehur. Ndeshje e barabartë në këtë xhiro ishte edhe ndeshja ndërmjet debutuesit nga Vushtrria dhe Dodonës që ka ndryshuar të gjithë lojtarët, Fitorja i takoj debutuesit me rezultat të ngushtë 4:3.
Rezultatet dhe Tabela
SuperLiga – Meshkujt | |||||
Xhiro | vendas | mysafir | |||
I | 1 | Prishtina | Vushtrria | 4 | 0 |
2 | Lidhja e Prizrenit | Hasan Prishtina | 4 | 0 | |
3 | Dodona | Ahmet Hoxha | 1 | 4 | |
4 | Shkolla | Prizreni | 4 | 3 | |
II | 5 | Hasan Prishtina | Prishtina | 0 | 4 |
6 | Vushtrria | Dodona | 4 | 3 | |
7 | Prizreni | Lidhja e Prizrenit | 0 | 4 | |
8 | Ahmet Hoxha | Shkolla | 4 | 2 |
SUPER LIGA – MESHKUJT 2017 | ||||||
L | F | H | Pikë | |||
1 | Prishtina | 2 | 2 | 0 | 8:0 | 4 |
2 | Lidhja e prizrenit | 2 | 2 | 0 | 8:0 | 4 |
3 | Ahmet Hoxha | 2 | 2 | 0 | 8:3 | 4 |
4 | Shkolla | 2 | 1 | 1 | 6:7 | 3 |
5 | Vushtrria | 2 | 1 | 1 | 4:7 | 3 |
6 | Dodona | 2 | 0 | 2 | 4:8 | 2 |
7 | Prizreni | 2 | 0 | 2 | 3:8 | 2 |
8 | Hasan Prishtina |