.
×

Piktura “Puthja në galeri” e piktorit Gazmend Freitag



Remzije Zekolli

Vërtet piktori ynë Gazmend Freitag, me punën e tij, po arrin suksese të njëpasnjëshme. Me të mbyllur ekzpozita e tij personale, nga 15 janari 2016, Galeria e njohur në Vjene „Die Kunstraum“, pronar e së cilës është magjistër Hubert Thurnhofer, ka marrë në komision 2 piktura vaji të piktorit të njohur shqiptar. Kjo është një e arritur e madhe të vlerësohen pikturat nga një komision i veçantë për të vazhduar më tutje për ndonjë veprimtari të tij apo për të gjetur blerësin fatlum të tyre. Pikturat do të qëndrojnë përgjatë tërë vitit për shitje. Kjo gjë ka ardhur si rezultat i interesimit të publikut në ekspozitën personale të tij, në Vjenë. Këtu i është shitur piktura “Ura e gurit në Prizren”, koleksionieri i së cilës dëshiron të mbetet anonim.

Piktura e parë është „Keti Berisha“, ku piktori me mjeshtri ka hedhur në kavanecën e tij figurën e shqitares nga Kosova, Keti, e cila jeton dhe krijon në Vjenë, me fustan të kuq, ulur në një karrige të vockël. Një peizazh mahnitës i saj.

Ndërsa piktura e dytë është „Puthja në Galeri“, ku ka pikturuar Joe dhe Traudi, bashkëshort ngaVjena, duke u puthur.

Kjo puthje mes tyre ka ndodhur në vitin 2013, para një pikture të tij ku Gazmendi kishte ekspozitën e parë kolektive në Vjenë, në Galerinë „Die Kunstraum“.  Puthja e tyre ndodhi para pikturës „Nu avec livre“  përgjatë Vernisazhit. Piktori ishte shumë i sigurtë që një ditë  atë moment, të tyre do ta pikturonte, të cilën e bëri në po atë  vit, 2013.

Tashti përgjatë ndodhive që zhvillohen në këtë galeri, natyrisht kjo pikturë,“Puthja në Galeri”, mahnitëse dhe me shumë domethënie,  se u bie në sy vizitorëve e  disa spontanisht fotografohen, por ka edhe të tillë që piktura i impresionon të  puthen mes veti.

Piktorin kjo punë e gëzon shumë, mbase piktura  po e bën një funksion, një efekt pozitiv, ku vizitorët e shprehin dashurinë mes veti. Diçka hyjnore, të lejuar nga vetë Zoti, do të thosha si autore e këtij  shkrimi.