[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Petrit Zogaj: Ma ia shtrembu njerit mbiemrin, nga Zemaj në “Zezaj,” është mendësi raciste!



 

Botapress, 14 Korrik – Ish-aktivisti i shoqërisë civile dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petrit Zogaj nuk ka mundur të qëndrojë indeferent ndaj ofendimeve përmes shtrëmbërimeve të mbiemrave nga aktivistë të VV-së por edhe nga vetë kryetari i saj Albin Kurti, shkruan Botapress.
Zogaj e ka quajtur këtë veprim si mendësi raciste, madje jo aq ndaj mbiemrit Zemaj se sa ndaj ngjyrës së zeze. Ai ka këtë porosi për ata që shtrembërojnë mbiemrat e njerëzve: Po du me thene, hiqni keto shprehje nga fjalori se perpos qe dilni qe jeni racist, nuk dukeni as kreativ, dukeni banal.
Për me shumë ja postimi i Petrit Zogajt në Facebook:
Ma ia shtrembu njerit mbiemrin, nga Zemaj ne “Zezaj,” eshte mendesi raciste, jo per Zemajn, por per ngjyren e zeze. Pra, shprehjet si “faqeziu,” na e qiti “faqen e zeze,” “Armend Zeza,” e te ngjashme, jane thjesht raciste. Demek, ngjyra e zeze personifikon te keqe si te tille. E kush na e paska thene qe ngjyra e zeze e barte kete atribut?
Po du me thene, hiqni keto shprehje nga fjalori se perpos qe dilni qe jeni racist, nuk dukeni as kreativ, dukeni banal.

Menu Title