.
×

“Peshqit e mëdhenj” brenda vetë EULEX-it



 

Botapress, 17 nentor- Misioni i EULEX-it, i ardhur në Kosovë para gati dhjetë vjetësh për të ndihmuar në fushën e rendit dhe të ligjit, i cili shpesh ka folur se do të kapë “peshqit e mëdhenj të krimit”, duket se duhet të peshkojë brenda radhëve të veta pasi po përflitet për shumë shkelje, akuza, skandale dhe lëshime në këtë mision përsëri.

Skandali i fundit është ai i ish-presidentit të gjykatësve të EULEX-it, britanikut Malcolm Simmons, i cili, siç shkruan prestigjiozja franceze “Le Monde”, ka dhënë dorëheqjen, duke denoncuar korrupsionin dhe joprofesionalizmin brenda EULEX-it, por për të cilin burimet e BE-së pohojnë se edhe vetë është nën hetime për shkelje të rënda që ka bërë gjatë punës së tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Le Monde” citon gjykatësin Simmons të ketë thënë se ai javëve të kaluara i ka raportuar disa raste të korrupsionit brenda misionit të EULEX-it, duke përfshirë edhe hakimin e e-mailit të tij nga një gjykatës tjetër brenda misionit. Ka thënë se ka kërkuar edhe nga Ministria e Jashtme britanike, edhe nga BE-ja mbrojtje dhe mbështetje, por nuk ka marrë.

Misionin e EULEX-it, për të cilin ka punuar shumë vjet, ai e ka quajtur politik dhe ata të cilët mendojnë se nuk është politik i ka quajtur “naivë ose të marrë”…