.
×

Pesë vjet nga heqja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë, ‘heqja është vetëm fizike’



Kanë kaluar 5 vjet nga heqja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë. Megjithatë analistët vlerësojnë se heqja e barrikadës është vetëm fizike, pasi barrierat për bashkimin e Mitrovicës ekzistojnë ende.

Në mëngjesin e 17 qershorit 2014 u larguan barrikadat mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.Barrikada ishte hequr nga të njëjtit që e patën vendosur të ashtuquajturit “rojat e urës”.

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu tha për ABC News se Bashkimi Evropian ka dështuar sa i përket barrierave.“Nuk ka barrikadë fizike momentale, por nuk ka revitalizim. Bashkimi Evropian mendoj që ka dështuar këtu, për shkakun që nuk e ka quar projektin në fund, të cilin e kishte nisur.

Kjo ka të bëjë edhe me ndërprerjen e bisedimeve edhe me temat që janë përmendur si çështja e korrigjimit të kufijve”, ka thënë Hajrullahu.Kurse Violeta Haxholli nga KDI, kërkon që çështja e veriut të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Pas përfundimit të luftës çështja e veriut të Kosovës konsiderohet si një nga çështjet kryesore të pazgjidhura.Kryetarët e katër komunave të veriut për çdo veprim të tyre pyesin Beogradin ndërsa anashkalojnë institucionet e Kosovës. /Abc News/