.
×

Pesë arsyet se pse nuk duhet t’i hani produktet e mishit



Nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm, mirëpo nuk mund të heqni dorë nga pijet alkoolike apo çokollata, atëherë tani keni një zgjidhje tjetër: Heqni dorë nga mishi.

Heqja dorë nga konsumimi i mishit jo vetëm që do t’i sjellë dobi ndryshimeve klimatike, por edhe do të jetë një nga gjërat më të menqura që keni bërë për të ruajtur shëndetin tuaj, shkruan The Independent.

Disa nga efektet pozitive që do t’i vëreni nëse heqni dorë nga mishi janë:

Do të humbni peshë  – Mesatarja e kilogramëve të humbur nëse nuk konsumoni mish për një vit është 10 kilogram. Kjo mesatare është si rezultat i 15 studimeve të bëra nga hulutuesit e George Ëashington University School of Medicine. Një dietë, që nuk përfshinë mish do të iu ndihmojë që të humbni peshë. Ushqyerja me perime sipas një studimi tjetër e ulë indeksin e masës së trupit tuaj.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës – Nëse bëheni vegjetarian përpos dobive të tjera që mund t’i keni, ju do të zvogëloni rrezikun për sëmundje të zemrës, duke ulur sasinë e kolesterolit dhe shypjen e gjakut.

Zvogëloni rrezikun për kancer – Krahas rrezeve radioaktive dhe duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon edhe mishin përkatësisht proshutës dhe sallamin  e përpunuar si karciogjenik.

Zvogëloni numrin e baktereve të sistemit tretës – Një studim i bërë nga Universiteti Shtetëror në New York ka zbuluar se vegjetarianët kanë disa mekanizma mbrojtës më të sofistikuar kundër bakteret, që sulmojnë sistemin tretës.

Keni ndjesi më të mirë – Bilioneri Richard Branson thotë se heqja dorë nga konsumimi i mishit e ka bërë atë të ndihet më i shëndetshëm dhe më aktiv.