.
×

Përvojat e ushtrisë së Shqipërisë të dobishme për FSK-në



Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjeneral Rama duke falënderuar ambasadorin Minxhozi, vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, ministrive përkatëse si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai theksoi se ky bashkëpunim ka qenë shumë i frytshëm sidomos në fushat e shkollimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi theksoi nivelin e mirë të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke pohuar se, thellimi i këtij bashkëpunimi nuk është vetëm në të mirë të dy shteteve tona, por në të mirë të sigurisë së rajonit dhe me gjerë.

Me këtë rast ambasadori Minxhozi vlerësoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme edhe për Kosovën drejtë objektivit të saj për të qenë anëtare e NATO-s.