.
×

Përveç ankesës së kandidatëve të VV’së’, Supremja ka hedhur poshtë edhe tri të tjera



Botapress 14 Nëntor – Përveç ankesës së tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje rreth votave të ardhura nga Serbia, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë edhe tri ankesa të tjera.

Bëhet fjalë për ankesën e kryetarit të PDAK-së, Danush Ademi, i cili ishte ankuar rreth ulëseve të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu është hedhur poshtë edhe ankesa e kandidatit për kryeministër nga koalicioni “Sllloboda”, Nenad Rashiq, i cili kishte kërkuar që njëjtë sikurse tre kandidatë te VV’së që të llogariteshin në rezultatin përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Edhe ankesa e Veton Berishës së PLE’së rreth vendeve të garantuara në Kuvend gjithashtu është refuzuar.