[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Personi që ia theu paswordin Berishës ka lënë një mesazh



Zafir Berisha i cili është zëvendësministër është emëruar sot edhe në pozitën e koordinatorit nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, por pa kaluar shumë kohë nga ky emërim, atij i është thyer paswordi i Facebook’ut nga një person i panjohur, i cili ka lënë një mesazh. Personi i cili ia ka thyer paswordin Berishës ka lënë një mesazh në Facebook’un e këtij të fundit.

“MOS M’SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA KIBERNETIKE.

PERNDRYSHE, KOM RESPEKTE PER CDO KEND QE ESHTE NE LUFTE AMA NUK SHKON PSE KE LUFTU TASH MU BO MILIONER E 100 POSTE ME I MARR !”, ka shkruar personi që ia ka thyer paswordit Berishës.

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa një pozitë mjaftë të rëndësishme është meruar Zafir Berisha. Berisha është emëruar koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Por nuk ka kaluar shumë kohë nga ky emërim që ka shumë rëndësi në fushën e sigurisë kibernetike, Berishës i është thyer paswordi i rrjetit social Facebook. Ndërsa lajmi për emërimin e tij në këtë pozitë është bërë e ditur nga MPB’ja përmes një njoftimi për media.

Berisha tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

MOS M'SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA…

Publiée par Zafir Berisha sur Lundi 21 septembre 2020

Menu Title