.
×

Personat me aftësi të kufizuar vizituan Kompleksin e  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Foto+ Video)



 

 

Në ditën e dytë të implementimit të projektit të “Personat me aftësi të kufizuar dhe qajsa e tyre ndaj trashëgimisë kulturore” të  OJQ Syri në bashkëpunim me HANDIKOS, të përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit, sot një gurp prej rreth personash me aftësi të kufizuar vizituan kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në Prizren, njofton Botapress.

Gjatë kësaj vizite ata u informuan nga ciceronet e Lidhjes  për historine e Lidhjes dhe patën rastin që të shohin eksponatet e ekspozuara në këtë kompleks të rëndësishëm për kulturën dhe traditën shqiptare. Ata falënderuan organizatorët për këtë mundësi të mirë që ua dhanë edhe atyre që të kanë qasje ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore dhe ftuan OJQ-të dhe institucionet e tjera relavnte që të vazhdojnë të implementojë projekte të tilla, duke I bërë edhe ata të barabartë përballë vlerave kultuore si gjithë personat e tjerë në Kosovë, shkruan Botapress.