[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Persona të maskuar grabisin një pompë të derivateve në Klinë



Mbrëmë rreth orës 21:40, persona të maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar një pompë të derivateve të naftës në Klinac të Komunës së Klinës.Pompa e derivateve të naftës e cila ndodhët rreth dy kilometra larg qendrës së Klinës është grabitur nga disa persona.

Policia njoftoi se pos që është grabitur punëtori i pompës është rrahur.“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ishte (duke punuar) në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Menu Title