.
×

Përplasje në Vetëvendosje në Prizren, Haskuka “kërcënon” me dorëheqje!



 

Botapress, 13 Qershor – Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së VV-së në Prizren ka patur përplasje mes Mytaher Haskukës në njërën anë e Artan Abrashit Arbër Rexhajt në anën tjetër.

 

Sindromit të përcarjes si duket nuk do t’i shpëtojë as Dega e Vetëvendosjes në Prizren. Kështu edhe pse “de jure” nuk ka ndonjë largim të asambleistëve të VV-së në PSD, krerët e Degës së VV-së në Prizren nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e drejtorëve dhe menaxhimin e komunës nga Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës.

Burime të Botapress-it marrin vesh se në mbledhjen e fundit të mbajtur të Këshillit të VV-së Dega në Prizren ka patur përplasje të mëdha mes Mytaher Haskukës kryetar i Komunës dhe Artan Abrashit, kryetar I VV-së në Prizren.

Ky burim i Botapress-it që ishte pjesëmarrës I këtij tubimi, ka thenë se për një moment Mytaher Haskuka ka “kërcënuar” me dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës duke dhënë të kuptojë se ai nuk do t’I nënshtrohet presionit politik që vjen nga drejtuesit e VV-së në Prizren në radhë të parë nga Artan Abrashi e Arbër Rexhaj deputet I VV-së nga Prizreni.

Besohet se ka qenë ndëhyrja “nga lart” që për momentin ka qetësuar “gjakrat” ne Vetëvendosje në Prizren.