.
×

Përplasje mes PDK e AAK : Haradinaj i përgjigjet Hamzës: Nuk është burrni mos me marrë pagën me rritje  



 

Botapress, 22 Qershor – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili ka thënë se nuk do ta marrë pagën me ngritje,

Haradinaj ka thënë se kjo nuk është ndonjë vlerë e ministrit Hamza, pasi ai mund të jetë më vizionar dhe të jap ndihmë për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave, transmeton kp.

“Me tregu burrni me mosmarrje të pagës mundem edhe unë, nuk është aty vlefta e tij ose e imja. Edhe unë mundem mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi mos me marrë pagën, por ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani edhe sikur mos të duam ne nuk kemi qare pa e respektuar atë vendim, por nëse donë ministri Hamza me qenë burri më i mirë i Qeverisë dhe i Kosovës, le të ndihmon për t’u përshpejtuar ligji për nivelizimin e pagave, le të na përkrah në rritje të pagave, le të jetë më vizionar në këtë, por qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vendimi për rritjen e pagave është një vendim i përkohshëm pasi më vonë do të jetë ligji për nivelizimin e pagave, me të cilin po synohet të shkohet para për policët, mjekët, arsimin dhe administratën.