[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përplasje mes deputetëve, Haxhiu i thotë Mullhaxha – Kollcakut: Ju si VV nuk mundeni me marrë frymë pa Presidentin



Përplasje mes deputetit Bekim Haxhiu të PDK-së dhe Fatmire Mullhaxhës së VV-së pati në Dukagjin lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Unë kam kërkuar vendosjen e gjengjes së jashtëzakonshme, ajo nuk do të thotë mbyllje, por parashihen masat ndëshkuese dhe ka mundësi që shteti drejtpërdrejtë t’i ndihmojë qytetarët”, ka thënë Haxhiu.

Këtu ka ndërhyrë deputetja e VV-së duke thënë se pse presidenti ka kërkuar gjendje të jashtëzakonshme gjatë qeverisë Kurti.

‘Atëherë pse presidenti kishte kërkuar gjendje të jashtëzakonshme në atë kohë kur kishte pak të infektuar”, ka thënë Mullhaxha.

“Shiqo kolege, si Vetëvendosje ju nuk mundeni me ekzisetu as me marrë frymë pa Presidentin. Nëse shkoni në ni emission e nuk e përmendni presidentin ju dilni huq”, ka thënë ai.

 

Menu Title