[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përplasje e ashpër mes Gani Gecit e Valon Sylës, ja arsyeja



 

Botapress, 5 Dhjetor – Një përplasje e ashpër në rrjetin social Facebook ka shpërthyer mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit e opinionistit Valon Syla. Kjo përplase ka marrë shkas nga fjala e deputetes Marigona Geci në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Geci në fjalën e saj jashtë rendit të ditës kërkoi edhe njëherë që të zbardhen të gjitha vrasje e pasluftës në Kosovë, shkruan Botapress.
Gazetari Valon Syla në postim e tij në Facebook shkroi:
Qika e Gani Gecit, baba i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm, flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës. Tash pres që krejtë, televizonet me thirrë Gani Gecin edhe Tomë Gashin… me bo shoë ende.
Me i pas shku mendja dikujna me ju vra dikush, juve, s’kishit fol sot.
Problemi është që duhna me thonë une, e sdel askush tjetër me ju thonë qe 20 vjet. Veç ju thirrin në TV, plus.
#albanologji #ldk #geci #botasot #gërrnaçi
Ndërkaq sot ka reaguar Gani Geci përmes një postimi në Facebook i cili ndër të tjerash ka shkruar:
Kerkoj nga Shqiptarët e Kosovës një hulumtim të shkurtër për këtë nipin e Serrbisë Valon Sylen ???!!!
A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?
A e ka Valon Syla babë Agimin) jugosllav, gjyshin (Osmanin) jugosllav?
A e kanë majtë këta Jugosllavët deri vonë, e kanë mundësi që hala e kanë fotografinë e madhe të Titës në shpi, në dhomë të ditës, apo tash e kanë qua nashta në dhomë të fjetjes?
A është i Gjyshi i Valonit Osman nifar komunari jugosllav që ka luajt bixhoz me këta buxhuvanat e kohës si Nebi Gashit e Nazmi Mustafës?
A e ka pas edhe mixha babës Agimit gruan serbe e që ka punua në Thertore në Fushë Kosovë?
A është Valoni për nga nëna gjakë serbi?
A e ka pas nëna Valonit emrin e ka Olivera?
A e kanë thirrë në vitet 80’ve e Olja? A kamë folë vetëm serbisht në shtëpinë e Valonit?
A e ka pas nëna e Oliverës emrin Ratka (Radmila)?
A e ka ndërrua Pas luftës Olja e emrin në Ola?
A punon tani Ola në TV21 e dhe ka një emision për kuzhinë?
A e ka pa Olija babën shqiptar a jugosllav?
A e urren Valoni me shpirt UCK dhe kur të pihet me raki e shanë UÇK-në serbisht?
A është një rrenc dhe shumë i pafytyrë ky Valoni qe e shanë edhe diasporën?
A e kanë majtë Kadria e Hashimi e si një mzë qe me shytë për mi sulmu të tjerët?
A e kanë pas dërgua reporter të RTK në Beograd një kohë?
A ja kanë majtë portalin Metro duke e financua nëpër mjet ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore duke i jap reklama dhe duke e financua tinëzisht?
A e ka majtë shteti ketë rrenc tash ju paskan harxhua paret e për mu bë kishe unë jam dikush i ka shti brinat me mu?
E jo nuk Valon, nuk muj mu kthy ma në kategorinë̈ tende të mbeturinave se këta si ti i kam kalua moti?
Të kanë gjet ty, po jo gjene thuju ndonjë të kategorisë ma të rëndë sepse ti edhe ata Kryezit jeni ZHL., ka shkruar Geci në postimin e tij në Facebook:
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Valon Sylës poashtu në Facebook:
Ja reagimi i tij:

Një shoqëri ruhet prej Gani Gecit, e i bëjnë muhabet, sepse i tuten duke mos dashtë me hi telasheve, nga tuta që i vranë. Sepse Gani Geci i ka dy vrajse që mbetet i dyshuar i përhershëm… Mantilli i Karrigave të LDK’së dhe dhunës në politikë që krejt ja lëshojnē rrugën… me paska akuzuar se qenkam Jugoslloven dhe Serb. Nuk jam, siç nuk jam as vrasës. Nuk besoj ne dhune. E ti je njeri i dhunes, edhe ndaj shqiptareve, partiake e politike.
Unë jam Valon A. SYLA. Jam djali i Agim Sylës inxhinier i pensionuar në KEK, dhe Nip i Abdyl Sylës tregtar i industrisë së duhanit, jam Gërgur, muhaxher në Drenicë. Prishtinali prej 1933. Dajtë e mi janë Blakaj të Istogut, përkatësisht nip i Rexhë Murat Blakaj, i shkarkuar nga detyra nga Rankoviqi, por jam kosovar pro shqiptar, që e sheh interesin nacional përmbi Laushë e feud.
Gani Geci, me Perandori Turke e keni pasë mbiemrin Bajraktari, me Kraljevinë të Serbisë Vojvoda, tri regjime, tri mbiemra i keni lonë në histori, sipas nevojës politike. Tash po doni me lon mbiemer të ri. Mirë shumë. Edhe keni drejtë. Por skeni drejtë me lincu e me rrejt ndaj meje.
Krejt Kosova e din kush je. Vec s’po guxojnë me të thënë publikisht.
Po të ishte ky vend normal, Gani Geci do të duhej të ishte në burg. Une i kam 41 vjet, baravatna qe 21 vjet me çiftin e Gani Gecit.
Koha juve po perendon. Ju jeni feudal lokal… bashibuzuk… që shqiptarinë se shihni jashta katunit dhe fisit. Jeni primitiv. Pa shku çifti jot, Kosova nuk sheh dritë e as zhvillim.
Besimi im është ma i madh, se tuta, se Lausha se bajraktarizmi.
Po e shoh që disa media ende po të mbeshtesin me deklaratat e rrejshme kundër meje… por vrasësit vec në kronikë të zezē mundesh me i lexu në media normale, e kursesi, si panelista nëpër debate, gati se çdo javë.
Gani Geci, kjo është e vërteta. Tuten e sta thojnë. Qe po ta them une publikisht.
Të fala nga Valon A. Syla.
#albanologji #diplomacia #laushë

Menu Title