[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përplasen zyrtarët komunal në Istog



Drejtori i Arsimit Hajrush Shoshi dhe zyrtari i Prokurimit ne Istog Gëzim Ademaj janë pêrplasur mes vete në qendër të Istogut.

Shkak i kësaj perplasje siq merr vesh televizioni Istogu Channel, ishte punësimi i djalit të drejtorit të Kadastrit, Arton Bajra, në konkursin e fundit.

Mësohet se zyrtari i prokurorimit në komunën e Istogut Gëzim Ademaj kishte kusheririn e tij kandidat për të njëjtën pozitë që pretendon se i është bërë e padrejtë nga ana e drejtorit Shoshi, pasi ai ka plotësuar te gjitha kushtet për punësim, por me ndikimin direkt të Kryetarit Haki Rugova u favorizua djali i ish shefit të kabinetit të tij për punësimin e djalit.

Menu Title