.
×

Përplasen keq Kryeministri me deputetët e LDK-së, kjo është arsyeja !



 

Botapress, 7 dhjetor- Ende pa ardhur në rend dite çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, kanë filluar përplasjet në mes të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, dhe deputetëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryeministri, gjatë fjalimit të tij rreth shpalosjes së programit qeverisës insistoi se marrëveshja aktuale me Malin e Zi është e gabuar dhe kërkoi nga deputetët që të vendosin kur kjo marrëveshje të dal për t’u votuar.

Por Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamenrat të LDK-së e quajti të pakuptimë se si Haradinaj e ngriti dorën në Qeveri që marrëveshja të cilën dikur e kishte kundërshtuar, të procedohet në Kuvend.

Duke u bazuar në këtë, deputeti i LDK-së, tha se kryeministri zgjodhi që të fshihej pas raportit të Shpejtim Bulliqit dhe anëtarëve të tjerë.

Kreu i ekzekutivit u doli në mbrojtje anëtarëve të Komisioni të cilin vetë e formoi. Tha se asnjëri nga ta nuk janë palaço të rrugëve.

“Bulliqi nuk është palaço i rrugëve nuk është Florim isufi e të tjerët të rrugës. Ju keni pasë njerëz të rrugëve me të cilët jeni mburrë. Mos ju shkaktoni barrë njerëzve që kanë marrë punë prej popullit”, iu kundërpërgjigj Haradinaj Hotit.

Madje gjatë përplasjes se kush ka guxim dhe kush jo ta votojë marrëveshjen aktuale me Malin e Zi, Haradinaj e quajti të ngratë ish- kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën.

“Unë do t’i çojë proceset përpara e nuk do të veprojë si ish-kryeministri ‘i ngratë’”, u shpreh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tutje, kryeministri tha se projektligji i marrëveshjes së demarkimit mund të kthehet mbrapa vetëm nëse deputetët nuk arrijnë ta mbyllin çështjen e demarkacionit, por insistoi se ai vetë nuk do ta bëj, siç aludon ta ketë bërë Isa Mustafa.

Në seancën e sotme, teksa po vazhdon debati për Demarkacionin, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka thënë se ai vetë, si deputet, do të votojë Marrëveshjen e Demarkacionit, ashtu siç e voton edhe kryeministri.

Kujtim Shala i ka thënë kryeministrit Ramush Haradinaj se ai është i pari i qeverisë dhe si i tillë, i pari duhet të sprovohet.

“Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantoj se do të votoj ashtu siç votoni ju”, është shprehur deputeti Shala.