.
×

Përplasen dy avionë në Australi



Së paku 4 persona kanë pësuar për vdekje në Australi pasi në ajër u përplasën dy avionë të vegjël, transmeton AA.

Policia në Victoria njoftoi se avionët, në të cilët ndodheshin nga dy persona në secilin, për arsye të panjohura, u përplasën në qiell afër Mangalorea.

Aksidenti ajror ndodhi në orën 11:25 sipas kohës lokale.

Në njoftimin e policisë theksohet se hetimi është duke zgjatur ndërsa ende nuk është vërtetuar identiteti i viktimave.