.
×

Përplase e madhe në PAN, Haradinaj e quan “qenef mashkull..” Kadri Veselin



Botapress, 17 Shkurt – Më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin. Acarimin, kryeministri Haradinaj nuk ka mundur ta përmbajë kur Veseli foli në seancën solemne për pavarësi, për çështje që lëkundin bashkëpunimin e tyre në koalicion. Por, Haradinaj, i cili në seancë foli i pari, ka përmendur vetëm bisedimet dhe jo problemet aktuale në qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit, sa i përket taksës. “Qeveria është e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj. E, kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras. Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë…”, u dëgjua të thotë Haradinaj. Në këtë seancë solemne, deputetët e Vetëvendosjes erdhën pas intonimit të himnit, derisa aty, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë.