.
×

Perosnat me aftësi të kufizuara shijojnë bukuritë e Shpellës së Gadimes (Foto)



 

Trashëgimia kulturore më afër përsonave me aftësi të kufizuara

 

 

SAMSUNG CSC

Pas vizitës në Muzeun e Kosovës, ekspedita me persona me aftësi të kufizuara dhe me organizatorë e përcjellës të tjerë vazhdoi rrugën për te Shpella e Gaimes, atje te Shpella e Gadimes, aty ku natyra i dhuroi arkitekturën më të bukur atij vendi.  Stalaktitet dhe stalagmite krijojnë një bukuri të rrallë jo vetëm artistike. Harmonia e tyre shekullore kanë krijuar pamje mahnitëse në këtë shpellë. Ciceronët e Shpellës thotën se “Shpella e Gadimes është e  vetmja shpellë e zbuluar në Evropë prej mermeri, sepse tjerat janë gëlqerore”.

Vizitorët edhe pse në karroce patën mundësinë që për më shumë se 30 minuta të shijojnë bukuritë e kësaj natyre që është dhuratë prej Perëndie për Republikën e Kosovës.

“Të ngopur” nga bukuritë e Shpellës së Gadimes, të gjithë së bashku vizitorë e organizatorë e shuan edhe “urinë e barkut”. Pranë Shpellës ata shijuan pizzat vendore dhe kështu përfunduan ditën e parë të vizitës në Muzeun e Kosovës dhe në Shpellën e Gadimes.

 

SAMSUNG CSC

Historiku i Shpellës së Gadimes

 

Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët është i mundshem shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.Ne shpellë janë kati i mesëm që është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.

 

Shpella e Gadimes eshte zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së tij gjatë punimit (thyerjes) së gurëve per ndërtimin e shtëpisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta dhe ka lajmëruar organet kompetente në Lipjan.Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet.

 

Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra.Kristalet te rralla qe gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane,nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është e vjetër 80,000vjet.Në shpellë gjenden shumë simbole te formura nga këta kristalë:Peshku,Mjekra e Skënderbeut,Gjarpri,Romeo e Zhulieta etj. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.

 

P.S. Ky projekt u financua nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Republikës së Kosovës.

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC