.
×

Përlotet Leyla Moses-Ones gjatë fjalimit të Edi Ramës



Në takimin që kishte me ambasadorët kryeministri Rama u shpreh se ka marrë mesazhe ngushëllimi nga të gjithë ata, por ai që ai ka veçuar është i Leyla Moses-Ones.Në këtë moment Moses-Ones përlotet.Rama:

Unë nuk kam ndërmend që ti publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkiv. Por mesazhin e Leylës e kam nxjerr në një folder të veçantë.Kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do ti lexoj atë mesazh.Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me bashkimin europian, e kush nuk inatoset me BE-në?!

Unë do i tregojë historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve.