.
×

Përlotet Edi Rama: Shkaku i Sali Berishës mu tmerrua djali im



 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur shumë i emocionuar  në emisionin “Studio e hapur” në News 24 kur ka folur mbi akuzat e ish-kryeministrit Berisha mbi atësinë e djalit të tij të madh, Gregut.

Me sytë e përlotur, Rama tregoi se e kishte gjetur djalin poshtë krevatit të tmerruar, transmeton GazetaBlic.

Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit. Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë”, tha kryeministri Rama.