.
×

Përleshje në mes dy personave për shkak të mosmarrëveshjes në trafik, në Mitrovicë



Dy persona kanë rrahur një tjetër dje në Mitovicë për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik.

Policia njofton se dy të arrestuarit janë arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mitrovicë 31.07.2019 – 15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.