[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përkujtohet ushtari 16 vjeçar i UÇK-së (VIDEO)



Në moshën 16 vjeçare Albesian Mataj nga fshati Osek i Pashës në mars të vitit 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit bashkë me vëllanë e tij Albinotin.

Pas rënies së Junikut Albesiani kaloi në Gllogjan, fillimisht si ushtar i Daut Haradinajt e më pas në njësitin e “Shqiponjave të Zeza” që udhëhiqej nga toger Idriz Balaj.

Por në natën e 27 shkurtit Albesiani ra në pritë të policisë serbe derisa po shkonte drejt Gjakovës për të kryer një detyrë, njofton Klan Kosova.

Pas 18 vitesh ushtari kujtohet nga moshatarë të tij më të cilët luftoi, përderisa për nderë të tij ushtarët e familjarët e tjerë me të cilët luftoi Albesiani e shënojnë ditën e 28 shkurtit të çdo viti.

Menu Title