[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përkujtesë: Gjon Serreqi dhe NDSH!



Duke shfletue nji libër të profesorit të nderuem, Muhamet Pirraku, kushtuar trimave të kohës – Gjon Serreqi (1920-1947) me shokë dhe partisë së parë fund e krye me orientim properëndimor në trojet shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore – Lëvizjes Nacionale Demokratike Shqiptare(NDSH), po mendoja- PSE NUK KA ASNJË PLLAKË PËRKUJTIMORE NË VENDIN KU U VRA VETË I KATËRTI GJONI, tue shkue në Taukbahçe të Prishtinës, te “Varret e Hebrenjëve”- në të ashtuquajturën “Strelishte”?! Jo vetëm kaq. Por, athue a mund të ndahen soll 2 metra katrore në Muzeun Kombëtar të Kosovës kushtue veprimtarisë patrotike të NDSH-së dhe të atyre që ishin në ballë të kësaj lëvizjeje të pastërt kombëtare? Kurrë nuk është vonë për të mos i harruar ata që sakrifikuen për idealet e këtij vendi dhe të këtij populli – këtej e matanë Drinit (sipas D.Agollit)…
Esad Dujaka

Menu Title